Shembi urën e mbikalimit, arrestohet drejtuesi i kamionit në Shkodër

Është arrestuar shoferi i kamionit, i cili duke transportuar një vinç,  dhembi mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

I arrestuari është shtetasi S.Sh, 60 vjecc banues në Shkodër.

Fatmirësisht nga aksidenti dhe rrëzimi i mbikalimit nuk pati të lënduar.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Identifikohet, shoqërohet dhe procedohet penalisht, drejtuesi i kamionit, i cili duke transportuar një vinç, dyshohet se aksidentalisht goditi mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër.

/albeu.com/


Shtuar 3.02.2023 14:22