Putini i bën liderit çeçen dhuratën e veçantë për ditëlindje

Duket se raporti mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit çeçen, Ramazan Kadyrov, është mjaft i mirë.

Sakaq mësohet se presidenti rus i dha Kadyrovit detyrën e Gjeneral Majorit, pikërisht në ditën e ditëlindjes si një dhuratë.

Megjithatë ka zëra se Kadyrov i ka kërkuar Putinit postin për ministër të Mbrojtjes në Rusi.

Mbetet për tu parë ne ditët në vijim nëse zërat që qarkullojnë janë të vërtetë.

Kujtojmë se shqetësimi i Perëndimit për raportin midis presidentit rus dhe liderit çeçen është bërë tejet i dukshëm, pasi Ramzan Kadyrov i bëri thirrje disa ditë më parë presidentit rus të shtypë butonin dhe të lëshojë armë bërthamore.

Ia vlen të theksojmë se që nga fillimi i pushtimit rus, Kadyrov ka qendruar krahë Putinit, duke i dhënë mbështetjen e plotë Kremlinit. Regjimi i Kadyrovit u kërkon burrave të rrahin gratë që protestojnë kundër rekrutimit të ushtrisë ruse.