Deputetja e PD-së "bllokon" vettigun, ka marrë leje lindje
Mbledhja e komisionit “ad hoc” për kandidatët për institucionet e vlerësimit, i parashikuar për t’u zhvilluar paraditen e sotme, është shtyrë.

Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa e një prej 12 anëtarëve të komisionit. Anëtarja e PD-së, Jorida Tabaku nuk ka mundur të jetë e pranishme në këtë mbledhje, pasi një ditë më parë ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake.

Nesër pritet që Parlamenti të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm plenar, pasi deputeti socialist Pandeli Majko ka propozuar që të zëvendësohet përfaqësuesja e PD-së në komisionin “ad hoc” për vettingun, Jorida Tabaku. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2017, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori