Deputetja e PD-së i del “kundër” Bashës, shkon në komision (FOTO LAJM)

Në një kohë që deputetët e Partisë Demokratike janë shpërndarë në zonat e tyre dhe kanë “bojkotuar” punimet e Komisioneve Parlamentare, vetëm njëra prej tyre vepron kundër rrymës. Bëhet fjalë për ish kryetaren e Kuvendit dhe ish nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topalli. Kjo e fundit ka qenë e vetmja përfaqësuese e opozitës në Komisionin e Punëve të Jashtme, me gjasa e vetmja opozitare e pranishme në Kryesinë e Kuvendit, shkruan Panorama.

Demokratet munguan sot dhe në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, duke lënë maxhorancën që të shqyrtojë e vetme raportin vjetor të Entit Rregullator të Ujit dhe duke e shndërruar në një seancë “promovuese dhe suksesi”.

Por ajo që bie në sy është fakti se Topalli i është kthyer “fuqishëm” pjesëmarrjes në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, gjë të cilën edhe sipas procesverbaleve të mbledhjeve ajo ka “shkëlqyer” me shumë ë mungesat e saj. Të jetë kjo një sjellje tjetër kundër vendimeve të kryetari të PD-së Lulzim Basha?!/Albeu.com/


Shtuar më 14/02/2017, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori