Djegia e tre makinave në Vlorë, zjarrvënësi ngatërroi mjetin që ishte porositur t’i vinte flakën

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me djegien e tre makinave në lagjen Pavarësia në Vlorë, një ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se zjarrvënësi, i cili është arrestuar, ka ngatërruar mjetin për të cilin ishte porositur që t’i vinte flakën. Elton Lushaj i dyshuar si porositësi, personi i shpallur në kërkim, ka dhënë porosi për djegien e një automjeti ngjyrë të kuqe që ishte parkuar në lagjen Pavarësia.

Por zjarrvënësi është ngatërruar, pasi në vendngjarje kanë qenë dy automjete thuajse të njëjta. Autori i ka vendosur flakën njërës prej tyre ngjyrë të kuqe dhe më pas nga pakujdesia bidoni më benzinë ka marr zjarr duke e hedhur dhe duke djegur edhe dy të tjera.


Shtuar 19.07.2023 12:01