Chelsea udhëheq garën për De Ligt, Juve kërkon mbrojtës që u përfundojnë kontratat

Chelsea është duke e udhëhequr garën për Matthijs de Ligt, pasi Juventusi mund ta shesë për të grumbulluar fonde.

Pas shpenzimit për transferimin e Dusan Vlahovic nga Fiorentina, Zonja e Vjetër është në kërkim të mbrojtësve të lirë.

Calciomercato.com raporton se Juve mund ta shesë menjëherë holandezin për të mbuluar shpenzimet prej 67 milionë eurosh (plus tetë milionë të tjera në formë bonusesh) për futbollistin e ri.

De Ligt është vetëm 22 vjeçar dhe ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa Bianconerët e transferuan në vitin 2019 nga Ajaxi për 85.5 milionë euro.

Ai ka një klauzolë në vlerë prej 125 milionë eurosh, mirëpo largimi i tij pritet të ndodhë për një shumë më të vogël.

Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë opsione të Juventusit, pasi kontratat e tyre me Chelsean skadojnë në fund të sezonit.

Alessio Romagnoli (Milan) dhe Niklas Sule (Bayern Munich) janë alternativa tjera për bardhezinjtë, pasi po ashtu iu përfundojnë kontratat në muajin qershor.


Shtuar 26.01.2022 16:52

Tags: ,