Deputetja e LSI qahet për rrogën në Kuvend: Nuk është sa duhet!
Ndërkohë që shqiptarët qahen për rrogat 200-300 mijë lekë të vjetra në muaj, deputetja e re e LSI, Kejdi Mehmetaj ka habitur të gjithë në lidhje me rrogën e deputetit.

Ajo e konsideron rrogën që merr nga Kuvendi i Shqipërisë si rrogë normale, duke shtuar se në profesionin e saj do të paguhej më shumë. Ajo ka studiuar për degën e Inxhinjerisë së Ndërtimit dhe sipas disa dokumentave ka pasur shumë probleme edhe me provimet.

Kejdi Mehmetaj ka folur për shumat e mëdha të shpenzuara nga kolegët e saj për karburant, telefon dhe udhëtime jashtë vendit.

Mehmetaj tha në emisionin "Debati" në Channel One se këto shpenzime mbulohen nga dietat që merr deputeti dhe sërish paga e tyre nuk është e barbartë me zyrtarë të tjerë të administratës, të cilët në disa raste paguhen më shumë.

"Vetëm për të sqaruar,ato nuk është se i kam shpenzuar unë, ajo është pagesa mujore që merr një deputet. Dhe e kemi të gjithë njësoj.

Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë të çdo sektori tjetër të administratës dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip dietash ku futen shpenzimet për udhëtime etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon sa një rrogë tjetër e një zyrtari të lartë.

Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë", ka deklaruar Mehmetaj. /albeu.com/


Shtuar më 05/06/2018, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori