Deputetja e LSI kërcënon Spiropalin: Do të vijë radha edhe ty…
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka sulmuar sekretaren për Rininë në PS-së, njëherësh dhe zëdhënësja e Kryesisë për PS-në, Elisa Spiropali.

Në profilin e saj në “Facebook”, Mehmetaj thotë se nuk ka arsye që Spiropali të shqetësohet nga ‘qeveria e besimit’, pasi falë saj, së shpejti do të dalin nga skena politike njerëz të inkriminuar që i kap ligji i dekriminalizimit.
Statusi i plotë:

Mendim...

"Nuk e kuptoj çfarë e shqetëson kaq shumë Elisa Spiropalin me besimin. Falë besimit dhe përgjegjshmërisë do të mund ti vijë radha edhe Elisës këto zgjedhje. Falë besimit që ne propozojmë dhe dekriminalizimit do dalin nga skena politike ca të tjerë të partisë së saj që nuk i hapnin rrugë.

Megjithatë Elisa, edhe në qoftë se të komplekson besa jonë, dëgjo thirrjen e atyre qindra FRESSHI-stëve në Apolloni që me gjithë çiltërsinë e moshës ju thanë se janë lodhur nga kjo kokëfortësi dhe ky negativitet që shpërndani kot dhe se e duan qeverinë e besim më shumë se kushdo tjetër."

Ps. Të rinjtë e FRESSH-it do të ishin shumë më të suksesshëm nëse do të përfaqësoheshin nga bashkë moshatarë të tyre. Mos vazhdoni më të përdorni skenat e tyre, hapësirat e tyre, për të shpërndarë mentalitet të vjetër e për të marrë vëmendje të pamerituar.
Shtuar më 08/04/2017, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori