Deputetin e PD-së e "lëshojnë" nervat, ngrihet dhe bërtet në emision (VIDEO)
Deputeti Ervin Salianji mbrëmjene djeshme ka qënë i ftuar në emisionin "360gradë" për të folur për protestën e të shtunës.

Salianji në një moment duket se e kanë lëshuar nervat dhe është ngritur në këmbë duke bërtitur.

“Të mos e relativizojmë të keqen. Të largojmë Ramën”, ka thirrur Salianji teksa është çuar në këmbë.

“Ne po pranojmë edhe Kokëdhimën në protestë që ka votuar për Ramën dhe e ka mbështetur. Ne po çohemi me të madhe dhe t'u themi njerëzve dhe t'i themi boll i dhamë relativizim të keqes. Pse dalin njerëzit? Se ministra dhe deputetë hanë dhe pinë si derrat duke ndenjur me krimin. Policët vejnë e përdhunojnë njerëzit dhe nuk e merr njeri denoncimin. Njerëzit nuk kanë të paguajnë taksat e ujit dhe të energjisë. Se nafta ngrihet çdo ditë. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë dhe ne themi sistemi zgjedhor”, tha i nevrikosur deputeti demokrat.
Shtuar më 15/02/2019, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori