Deputeti zbulon 10 "çunat problematikë" që do t'i bashkohen Metës në burg
Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë u shpreh i ashpër me mazhorancë përfshirë edhe presidentin lidhur me reformën në drejtësi që sipas tij ishte e rreme dhe se gjyqtarët e prokurorët ishin zgjedhur nga mazhoranca.

Duke ironizuar Damian Gjiknurin në përgjimet e Bild, Murrizi tha se për burg është jo vetëm presidenti por edhe nja 10 çuna problematikë prapa tij, duke pasur parasysh këtu ministrat e qeverisë Rama.

“Ku e gjeni sigurinë që reforma në Drejtësi është vetëm për pjesën tjetër dhe jo për ju? Mendoni se keni virgjëri në 6 vjet qeverisje? Keni bërë një trupë Vettingu KPK dhe SPAK me individë që shkarkojnë gjyqtarë dhe prokurorë pse është ndërtuar një shtëpi në ‘96 dhe lënë në detyrë ish-sigurisma që kanë dënuar njerëz pse kanë sharë Enverin? Hallin që keni me presidentin e Republikës, është halli i 5-6 vetave. Ishalla me lekët e vjedhura ndërtoni një burg si Pablo Eskobarit. Do ketë nja dhjetë çuna nga këta këtu prapaqë kanë mbrapa dhe që do shkojnë atje. Mos e tundni gishtin këtej se kjo pjesë që është sot këtej nuk i bie mendja për Vettingun fare.

Kokërr karamele s’kanë marrë këta këtej. Luftën që keni me njëri-tjetrin, nuk na bie mendja fare se vrisni njëri-tjetrin. Ai bëheni pis po u hap ajo lloj çorbë, pa për mua dhe për këta këtej le të hapen që sot. Ta ndryshojmë kushtetutën e prillit të 2008. Nga presidenti, ish-presidenti, kryeministri, ish-kryeministri, deputeta e ministra nëse e meritojnë të shkojnë në burgun e Reçit. Atyre që i njohim do i çojmë ndonjë paketë duhani. Në këtë botë haramin nuk e shijon askush”, – tha Murrizi.

Shtuar më 04/07/2019, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori