Deputeti vajton në Facebook vdekjen e Florencit
Edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Lefter Koka ka shprehur hidhërim dhe ngushëllime familjarëve, për ndarjen nga jeta të 23-vjecarit shqiptarë në Francë.

Deputeti thotë se ndihet fajtor që shteti nuk bëri sa duhej për të qëndruar pranë familjes së shqiptarit, dhe të kishte mundur që Florenci sot të ishte gjallë.

Spitali i hoqi aparaturat që e mbanin gjallë, pasi sipas tyre Florenci kishte kaluar në vdekje klinike. Familja nuk ishte dakord për këtë vendim.

“Shuhet nje bir nene ne lule te moshes! U prehsh me engjejt Florenc!

Nuk gjej fjale t’ju ngushelloj per birin tuaj Gezim dhe Laureta!

Ndihem ne faj, qe nuk munda t’ju ndihmoj! Ndihem ne faj qe shteti nuk ishte aty per birin tuaj!

Qe shteti shqiptar hesht per fatin e mijerave shqiptareve te dhunuar, humbur e zhdukur rrugeve te Europes.

Humbja e birit tuaj te shtrenjte do te jete nje dhimbje, qe nuk do t’ju sherohet kurre e une jam ndjere thellesisht i prekur per ikjen e tij!

Te qofte dheu i lehte Florenc!”, shkruan deptueti në rrjetin social Facebook.

Një ngjarje që ende nuk është zbardhur dhe që nga familjarët e tij ka dyshime se i riu nuk është vrarë në paraburgim ku u ndalua nga policia për mungesë dokumentacioni. Florenc Beqiraj ndodhej në Francë prej 3 vitesh për të përfituar azilin, por familja thotë se ai mund të jetë masakruar në paraburgim.


Shtuar më 23/12/2017, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori