Deputeti Toçi: Fyerjet nuk janë pjesë e fjalorit tim
Deputeti Fatmir Toçi ka zgjedhur Facebook-un për të sqaruar se nuk ka qenë pjesë e debatit “off record” që është bërë dje në parlament, pas daljes nga kontrolli të debatit mes ministrit Beqaj dhe deputetes Albina Dedaj.

"Shoh disa prej të përditshmeve që kanë pasqyruar dialogun e djeshëm të ministrit Beqja dhe deputetes Albina Deda, si dhe situatën e tensionuar që u krijua pas replikimit joetik midis tyre.

Në disa prej mediave të sotme ka dalë edhe emri im sikur e kam fyer me të njëjtin fjalor denigrues drejtuesin e seancës, N/kryetarin Spaho, kur ai në debat e sipër u shpreh me konotacion negativ per Vlorën e vlonjatët.

Dua të sqaroj se ato që shkruajne gazetat sot nuk jane pjesë e fjalorit tim dhe as nuk kisha arsye ti perdorja në sallën e Kuvendit.

Për të qënë i saktë, unë i jam drejtuar z. Spaho me fjalët: "Çfarë kishe me Vlorën?! Pate gjë me Vlorën?! E dimë që jeni të kompleksuar nga Vlora e vlonjatet që ju bëhet komb në grykë sa herë që i kujtoni, por kjo është Vlora!".

Dhe kam thënë gjithashtu:"Mos e kruani me Vlorën!" (Ndoshta e nxituar kjo shprehje nese do të ishim në një situatë normale), duke i kerkuar z. Spaho t'u kerkonte falje vlonjateve për shprehjen e nxituar e të pavend.

Të njëjtën gjë i kërkova zyrtarisht edhe në mbledhjen e Byrose Parlamentare dhe z. Spaho e bëri sqarimin e tij sapo seanca plenare e Kuvendit rifilloi.

Kjo ishte sa për sqarim dhe korrektesë për sa ndodhi pa mikrofon dje në seancën plenare të Kuvendit të Shqiperisë". /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2015, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori