Një debat i fortë po zhvillohet në
Kuvendin e Shqipërisë mes kryetarit
Gramoz Ruçi dhe deputetit
Ralf Gjoni.
Teksa ky i fundit po fliste për dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryetari i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën me argumentin se ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.
Por
Gjoni nuk i është bindur urdhërit të
Gramoz Rucit.
Pas disa paralajmërimeve ky i fundit e ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës së re.
Ky vendim nuk i ka pëlqyer
Ralf Gjonit, prandaj nisi të etiketime dhe akuza nga
Gramoz Rucit.
“Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer
Kuvendin në pronë private”, është dëgjuar
Ralf Gjoni t’i drejtohet kryetarit të Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2020,
ora 18:45