Përveç debateve mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar edhe me momente humori. Një prej tyre ka qenë edhe ajo e deputetit socialist, Ilir Bejtja i cili në përfundim të fjalës së tij i ka recituar një
poezi kryetares së Kuvendit,
Jozefina Topalli.
"
Zonja Jozefina,
Zonja Jozefinë
Me kët që bën, KQZ-në që vjedh
Oh sa na kënaq
Për gjithë këtë turp, që mbi shpinë na hedh
Të lutem na lër të të puthim në faqe" ishte teksti i poezisë.
Ndërsa Topalli është kundërpërgjigjur se për këtë
poezi ai meritonte patentë të budallallëkut.
“ti meriton tamam një patentë të budallallëku me këtë që bën more djalë. Po i pafejum tërë jetën ke me mbet. Kush t’i jep
faqet ty”./albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 17:23