Deputeti përplasi për vdekje tregtarin, i vëllai: Nuk ishte kafshë Saiti
Pëlqej
Ditën e djeshme në aksin Tirana-Durrës humbi jetën një tregtar 53-vjeçar pasi u përplas për vdekje nga deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi. Mësohet se familja e ka mësuar ngjarjen e rëndë nga mediat.

Ata thonë se deri pasi kanë tërhequr trupin nga morgu, askush nuk i ka kontaktuar për të marrë edhe versionin e tyre për ngjarjen.

Pasi dëshmitarë të aksidentit kanë qenë edhe të afërmit e 54-vjeçarit.

“Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri.

Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im. Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, -shprehet vëllai i viktimës. /albeu.com/




Shtuar më 13/08/2017, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori