Deputeti milioner pyetet përsëri nëse është i korruptuar
Pëlqej
Pavarësisht nga buja që bëri ditën e djeshme lajmi që erdhi nga SHBA, për shpalljen e deputetit të mazhorancës, Tom Doshi si person “non grata” për këtë vend, ditën e sotme ai ka vazhduar punën e tij si deputet normalisht.

Ditën e djeshme ai reagoi ftohtë ndaj këtij vendimi të SHBA-ve, ndërsa sot ka vijuar punën e deputetit normalisht duke shkuar në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku është anëtar.

Kjo paraqitje publike një ditë pas lajmit të ardhur nga Departamenti i Shtetit është shfrytëzuar edhe nga gazetarët e pranishëm në ambientet e Kuvendit.

I pyetur nëse është një zyrtar i korruptuar siç edhe i ishte bërë arsyetimi nga Departamenti i Shtetit, Doshi ka thënë se është shprehur njëherë për këtë çështje.

"Jam shprehur njëherë për këtë. S’do flas përditë për këtë çështje", ka deklaruar me indiferentizëm deputeti Doshi.
Shtuar më 17/04/2018, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori