Deputeti i Kuvendit të
Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të
Kosovës, Arben
Gashi, ka folur rreth përplasjeve mes krerëve shtetërorë të
Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai ka thënë se ndryshimi i politikës së jashtme i shtetit shqiptar ka bërë që Shqipëria të afrohet me
politikën serbe.
“Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet ka ndodhur një ndryshim, vizita e
Ramës në Serbi dhe fillimi i një gjuhe agresive brenda shqiptarëve dhe një faktorizim i Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe po ashtu një faktorizim i
Ramës në arenën ndërkombëtare duke parë problemet e brendshme në Shqipëri me drogën, po ndodh de facto një afrim i politikës shqiptare me
politikën në Serbi dhe një defaktorizim me
politikën në Kosovë”, ka thënë
Gashi në KTV.
“Politika e Serbisë dhe radikalët e Serbisë thonë se duhet ta zgjedhin problemin me shqiptarët dhe Shqipërinë sepse ata s’e njohin Kosovën”, ka thënë
Gashi duke thënë se me një politikëbërje të tillë, Rama po u hapë rrugën atyre.
Shtuar më 15/05/2019,
ora 21:33