Deputeti i ri demokrat përplaset në studio me Jul Dedën
Deputeti demokrat Korab Lita ka debatuar më aktorin Julian Deda.

Deda iu drejtua Litës duke i thënë se ata që janë futur në Parlament kanë marrë llokmë nga ata që janë në pushtet.

Pjesë nga debati:

Deda: Pjesa më thelbësore këtu është që trecereku nga ju kanë marrë një llokmë në dorë për të qenë atje në Parlament. As që diskutohet kjo punë.

Lita: Ti mos më trego mua llokmat.

Deda: Jo nuk po të them ty, se kam me ty.

Lita: Nuk ma tregon as ti as askush tjetër.

Deda: Nuk po tregoj po them që asnjë arsye tjetër nuk shoh që ju të hynit në parlament.

Lita: Mua mos më trego llokamet ti se nuk jam njeri i llokmave unë.
Shtuar më 26/04/2019, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori