Deputeti i PS-së nderon diktatorin, reagon PD
Kur familjarët e viktimave të komunizmit përkujtonin revoltën e Spaçit dhe Qafë-Barit, pjesëtarë të mazhorancës kanë ndërmarrë një tjetër akt të turpshëm.

Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj ka marë pjesë ditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të 75-vjetorit të Kongresit të Përmetit.

Të pranishëm gjithashtu në këtë ceremoni ishin edhe deputeti Spartak Braho, N/Prefekti Përmetit, N/Kryetari i Bashkisë Përmet, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë si dhe Sekretari i Organizatës së Dëshmorëve.

Gjatë fjalës së tij, perfekti u shpreh se është e rëndësishme të përkujtojmë këtë Kongres i cili i dha fund juridikisht monarkisë dhe hodhi themelet për një Shqipëri të Lirë dhe Demokratike. Ndërkohë pas tyre qëndronte flamuri kuqezi me yllin komunist dhe portreti i diktatorit Enver Hoxha.

Lidhur me këtë ngjarje të turpshme ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

Ja çfarë shkruan ai në postimin e tij në Facebook:

Sot, 24 maj 2019, perfaqesuesit ne qeveri dhe ne Kuvend te Edi Rames nderojne Diktatorin! Pa asnje skrupull, pa asnje vrasje ndergjegjje, pa asnje shenje pendese, bijte e eterve komuniste i thurin lavde diktatures dhe dhimbjes qe i shkaktuan shqiptareve per 50 vjet! Qartesisht te frymezuar nga uzurpatori ne qeveri Edi Rama, keta kriminele dhe bij kriminelesh, persekutore te pashpirt, shfaqin fytyren e tyre te vertete! Ndaj, ka vetem nje zgjidhje:
Te protestojme deri ne permbysje!
Shqiperia si gjithe Europa! Asnje hap pas! Te gjithe se bashku, ne Tirane, 25 Maj ora 19.00
Shtuar më 24/05/2019, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori