E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Deputeti i PS-së shpërthen ndaj LSI-së: Xhelozi, duan të bëjnë protagonistin
Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja në një intervistë për “Koha jonë” ka deklaruar se ministri i Drejtësisë Manjani ka vetëm xhelozi dhe çdo gjë e bën për protagonizëm.

Sipas tij shqetësimet e ministrit të Drejtësisë për zbatimin e reformës në drejtësi nuk ka aspak baza reale dhe kjo reformë do të mbahet gjatë në kujtesën e shqiptarëve.

“Sfidoj këdo që me argumente ligjorë të dëshmojë, se në cilin segment apo në cilin aspekt të veprimtarisë së gjykatave apo prokurorisë ka krijuar kaos reforma në sistemin e drejtësisë?

Ky Parlament dhe kjo reformë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, si reforma që mbajti ndezur shpresën se ky vend mund dhe do të bëhet si të gjitha vendet e Europës, ku duam të shkojmë.

Gjithë të tjerat janë retorikë ose xhelozi protagonizmi të kësaj reforme, por përtej kësaj në fund ata që kanë fituar janë shqiptarët dhe unë në këtë pikë si anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi ndjehem mirë dhe i privilegjuar që isha pjesë e këtij parlamenti”./albeu.com/

Shtuar më 21/01/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori