Deputeti i PS-së Ndocaj viziton Santa Quaranta: Krenar për Balilajt, kapedanë të vërtetë
Deputeti i partisë Socialiste Eduart Ndocaj ka shkuar sot në resortin turistik të familjes së Kelmend Balilit në Sarandë, Santa Quaranta ku ka zhvilluar një takim me Rigels Balilin, kryetarin e Bashkisë së Delvinës Rigels Balili, i afërmi i Kelmend Balilit.

Ndocaj e ka bërë të ditur këtë takim falë një statusi në Facebook ku ai shkruan që fisi i Balilit është punëtor, bujar dhe që kanë hapur mijëra vende pune.

Në status deputetit I PS përmend edhe hotelin Santa Quaranta i cili faktikisht është në pronësi të shumëkërkuat Kelment Balili.

Ndocaj shkon edhe më tej duke shtuar që ky fis nuk e meriton epitetin “Eskobar të Ballkanit” që mediat greke i kanë vendosur Kelmend Balilit, por e ka quajtur kapedan që ka hapur vende pune për popullsinë në atë zonë.

STATUSI I PLOTE I NDOCAJ

Sot, deputeti Ndocaj pati kenaqesi te takohej me Rigels Balili ne Santa Quaranta. Rigelsi, jo vetem Kryetar Bashkie i Delvines por edhe nje djale punetor e patriot.

Keta jane te gjithe familje punetore qe njihen ne gjithe Saranden e Delvinen. Jane marre me sipermarrjen qe ne fillim te viteve '90 dhe ne gjithe keto vita kane punesuar dhe kane mbajtur qindra familje te ndershme e punetore.

Vetem sot, ne hotelin Santa Quranta ka qindra punetore. Greqia eshte munduar me shekuj familjen e mira shqiptare t'i sulmoje e kete e ka bere qe te kete influencen e saj te plote ne Jug e Shqiperise.

Shqiperia ka nevoje per familje te ndershme e punetore qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit dhe ne ruajtjen e sovranitetit.

Shqiperia nuk eshte Kolumbi dhe historia jone kombetar eme familje patriotike nuk ka lidhje me kartelat e Kolumbise. Eshte e turpshme qe shqiptaret te quhet Eskobar. Ne Shqiperi ka tituj: kapedan, bajraktar, aga e keto tituj meritojne te gjithe ato familje qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit./albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori