Krisja PS-LSI, Balla thumbon Kryemadhin: LSI, opozita e vendit ka nisur fushatën
Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të forta të Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Ilir Metës, duke e quajtur LSI, opozitë.

“Se di çdo bëjë opozita në qarqet e tjera po në Elbasan ajo ka filluar fushatën! Do thoni ju që mikja ime Monika nuk është opozitë!

Po e keni gabim, sepse Monika bën opozitë edhe për dikasteret apo agjencitë që janë përgjegjësi e partisë së saj në qeveri. Ja për shembull, shkon në Shushice e thotë s’është bërë asgjë për bujqësinë, ndërkohë që partneri ynë ka edhe Ministrinë edhe agjencinë e pagesave për fermerët.

Ose u thotë ju ka lënë qeveria pa ujë, ndërkohë që drejtorinë e ujësjellësit për atë zonë e ka një figurë e partisë së Monikës. Kështu që mos ia qani hallin opozitës, të paktën për Elbasanin, se në Elbasan opozita ka filluar fushatën”, -deklaroi sot Balla.

Këto akuza dhe kundër akuza e kanë fillesën muaj më përpara por sërish kreu i kuvendit Ilir Meta dhe kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar se koalicioni do të vazhdojë./albeu.com/

Shtuar më 25/03/2017, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori