Deputeti i PS rrëfen takimin me Shullazin në Shijak: Më kërkoi ti regjistroja pronën

Jurgis Çyrbja është deputeti aktual i Partisë Socialiste i cili ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.

Gjatë dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ai ka folur për herë të parë lidhur me një bisedë me Emiljano Shullazin për këtë çështje.

Çyrbja është shprehur se fillimisht biznesmeni Ylvi Beqja i ka kërkuar regjistrimin e Hotel Vollgës, ndërkohë që më pas ai takuar me Emiljano Shullazin.

Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit.

Shullazi më pyeti nëse do ta regjistroja pronën dhe i kam thënë se do të zbatoj vetëm ligjin. Më pas bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës”, është shprehur Çyrbja në seancën e sotme në Gjykatë.

I pyetur nëse ka pasur konflikte gjatë kësaj periudhe, ai e pohoi, por shtoi se konfliktet nuk i ka pasur me personat e pandehur.

Seanca vjen pas nje serie seancash me perballje te forta e debat te ashper mes Shullazit dhe biznesmenit qe beri denoncimit, Ylvi Beqajt, i cili nxori emra te njohur te politikes, ish-ministra, krere hipotekash, zyrtare te SHISH dhe krere institucionesh si persona me te cilet kishte Shullazi kishte bere takime.

Emrat e përmendur nga Emiljano Shullazi, por edhe nga dëshmitari Ylvi Beqja, person i dëmtuar nga një gjobëvënie 55 mijë euro në këtë proces, ishin personazhe publike dhe me funksione shtetërore. /albeu.com/

Shtuar më 18/07/2017, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori