Deputeti i PS: Isha 2 metra larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në 21 janar 2011, ku ky i fundit mbeti i vdekur pasi u qëllua nga garda.

Në ”RTV Ora”, Hyseni u shpreh se e ka parë me sytë e tij se kush e vrau Veizin, ndërsa komentoi edhe vendosjen e ish-gardistit Agron Malaj si kryebashkiak i Matit.

Hyseni: Unë isha 2 metra larg nga Aleksi dhe 4 metra nga Ziveri, nuk ishte paqartë se kush qëlloi. Unë e pashë me sytë e mi kush vrau dhe si unë ishin me qindra.

Unë kam bërë çdo gjë që është në fuqinë time dhe të partisë time për të vënë drejtësinë në vend.

Lela: Njërin nga gardistët e akuzuar e keni bërë kryetar bashkie.

Hyseni: Ish-gardist i 21 janarit nuk ka qenë në bankën e të akuzuarve. Në Gardë ke njerëz të nderuar që bëjnë detyrën. Nuk ka qenë gjithë Garda, por një pjesë e Gardës.
Shtuar më 21/01/2021, ora 22:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori