“Nuk lejohet biçikleta në urban”, shqiptari i thyen hundën shoferit të autobusit në Itali, përfundon pas hekurave

Një incident ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme. Në linjën e Giulianova – Teramo della Tua, shoferi i urbanit është dhunuar nga një shqiptar pasi ky i fundit nuk u lejua të hynte në autobus me biçikletë.

Shoferi, duke zbatuar rregulloren, i ka mohuar aksesin pasagjerit, i cili si kundërpërgjigje e ka sulmuar, duke i shkaktuar frakturë të septumit të hundës me prognozë 20 ditë.

45-vjeçari shqiptar me iniciale A.V., u arrestua më pas nga karabinierët./albeu.com