Boris Johnson flet sot në parlamentin e Ukrainës

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, do të flasë ditën e sotme në Parlamentin e Ukrainës.

Johnson pritet të vlerësojë rezistencën ndaj pushtimit rus.

Ai do të thotë se Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar u mblodh gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore, ashtu siç ka bërë Verkhovna Rada e Ukrainës gjatë luftës me Rusinë, dhe se populli britanik tregoi “një unitet dhe vendosmëri të tillë që ne e kujtojmë kohën tonë të rrezikut më të madh si më të mirën tonë”.

“Kjo është ora më e bukur e Ukrainës, një kapitull epik në historinë tuaj kombëtare që do të mbahet mend dhe rrëfehet për brezat që do të vijnë,” do të thotë ai.

Johnson do të njoftojë gjithashtu një paketë prej 300 milion paund në mbështetje shtesë ushtarake, e cila do të përfshijë pajisje të luftës elektronike, një sistem radar, bllokues GPS dhe pajisje për shikim natën.