Deputeti i PD-së: Ruçi po pengon hetimet e Tahirit, të ndiqet penalisht
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka konsideruar shkelje ligjore shtyrjen e mbledhjes për ceshtjen e Tahirit.

Bylykbashi ka kërkuar njëherësh edhe ndjekjen penale për shkelje të rregullores të Gramoz Ruçit i cili është njëherësh edhe drejtuesi i mbledhjes së këshillit të mandateve të dhe rregullores.

Postimi i plotë

Prokuroria duhet te filloje ndjekjen penale ndaj Gramoz Rucit per pengim te hetimeve! Me vonesat e tij dje dhe me nderprerjen dhe shtyrjen e paligjeshme te mbledhjes sot, ai po krijon mundesi te prishen provat.

Kryetari i Kuvendit ben vetem thirrjen e Keshillit per Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin. Keshilli ka 5 anetare te mazhorances dhe 5 te opozites. Kryetari i Kuvendit nuk ka asnje kompetence procedurale dhe as vendimmarrese (Neni 13, pika 3 e Rregullores se Kuvendit).

Kerkesa e Tahirit per shtyrje duhej vendosur me vote, se paku 6 vota nga Keshilli. Dhe PS ka vetem 5 anetare. Pra kerkesa do te rrezohej. Nderprerja e mbledhjes nga Ruci thjesht i jep mundesi antiligjit! Po aq sa avokatia qe i bene Tahirit koleget e tij te nje kauze. Asaj te Cannabisgate.
Shtuar më 20/10/2017, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori