Deputeti i PD-së nxjerr grafikun: Burri i deputetes 10-fishoi pasurinë

Pas deklaratës së deputetes socialiste Bushka se do të shihej me Salianjin në gjyq, Deputeti i PD ka publikuar edhe një grafik ku sipas tij, tregon të ardhurat e kompanisë së bashkëshorit të deputetes socialiste në harkun kohor 2006-2017.

“Fakte jo broçkulla!

Ja sa eshte fryre deputetja e Ramës.
10 fish të Ardhura gjatë qeverisjes së Ramës.
3.5 miliardë lek që nuk jane per bizneset e njerezve “te thjeshte”.

Bushka- Ferhati nje nga rastet e nginjura qe shqepen me para të shqiptareve dhe bejne te pervuajturin ne publik.

Cilido mund ta shohë qartë fryrjen me para te kompanise së Bushkës së Ramës.

Vetingu do ti shpetoje shqiptarët nga Shushunjat e politikës”, shkruan ai në Facebook.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar se kompania në bashkëpronësi të bashkëshorti të deputetes socialiste Klotilda Bushka, ka 10-fishuar të ardhurat, pas ardhjes në pushtet të Ramës. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2018, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori