Moti i keq rrëzon pemën në aksin Elbasan – Librazhd, bllokohet qarkullimi në njërën korsi (VIDEO)

Moti i keq ka sjellë probleme në vend. Pas Shëngjinit, raportohet se uji ka përmbytur dhe rrugën Librazhd-Elbasan.

Gjithashtu, siç e shihni dhe nga pamjet, një pemë ka rënë në rrugë duke bërë që në njërën korsi të bllokohet qarkullimi.

Për të normalizuar situatën, në vend kanë mbërritur policia, zjarrfikësja dhe mirëmbajtja e rrugëve./albeu.com


Shtuar 8.06.2022 14:17