Deputeti i PD i del në mbrojtje Bashës: Të gjithë kemi përgjegjësi për humbjen
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka marrë nën mbrojtje kryetarin Basha duke u dhënë një përgjigje kritikëve të tij që përmendin kunatin dhe gruan e kryedemokratit.

Më herët, Genc Ruli, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli kanë akuzuar fort se Basha vendimet për PD-në i merr me kunatin dhe bashkëshorten, të cilët sipas tyre kanë zyra në PD.

Mirëpo, Salianji mendon se ky argument është monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit.

“Lulzim Basha ka pergjegjesi per zgjedhjet dhe e ka marre pergjegjesine per zgjedhjet. Cdo deputet, Ish-deputet, drejtues partie, ish-drejtues te larte te administrates ka pergjegjesi per zgjedhjet!

Se sa dhe se si do ta vleresojne me vote anetaret e PD-se dhe po ashtu analiza e plote ne cdo seksion te Partise Demokratike.
Ndersa duhet te kishte argument per menyren e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndertohen konspiracione dhe akoma me keq i behet biografia e familjes si ne monizem, ky eshte mjerim politik, mungese argumenti dhe shkretim i mendimit perveçse deshperim i papermbajtur personal!”, shkruan ai. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori