Deputeti i opozitës reagon për videon: Çakejtë dhe ujqërit u bënë bashkë kundër…
Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa pak ditë më parë u bë viral pasi deklaroi në Kuvend se në rininë e tij, "femrat" pinin më shumë ëisky se sa ujë.

Së fundmi, ai ka reaguar në Facebook ku shkruan se fjala e tij u nxorën nga konteksti dhe se ai kishte kërkuar llogari për tenderat dhe korrupsionin.

“Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korrupsionit.

Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan t’ia dinë për integrimin e vendit në BE, por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!

Zoti dhe e drejta është me shqiptarët! Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që s’ka prekur e nuk do prek asnjë lekë publike. E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.

Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët! Ky shekull është i Shqiptarëve! SHQIPËRI ATDHEU IM ! Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhtar e poshtërues”,- thekson Kostaq Papa, deputeti i opozitës së re. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2020, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori