Deputeti i LSI-së thumbon pas përgjimeve të Tahirit: 18 mandatet e Tiranës ranë!
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar pas përfshirjes së Tahirit në trafikimin e drogës në Itali.

Me anë të një statusi në Facebook, Spahiu shkruan se 18 mandatet e Tiranës që i fitoi PS, kanë rënë.

“Sot, minimalisht 18 mandate të Tiranës kanë rënë….!!!! Për dy të Dibrës, ato të konçensioneve, flasim ditë tjetër…!!!”, - shkruan sot deputeti Përparim Spahiu.

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Saimir Tahiri u implikua në këtë histori pas arrestimit të kushëririt të tij në Itali, i cili përmende emrin e ish-ministrit gjatë bisedave me trafikantët e tjerë. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2017, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori