E FUNDIT/ Studentët sulmojnë Ramën, ka të shoqëruar
Deputeti i LSI-së sulmon Eduart Shalsin: Kutërbon si plehrat
Pëlqej
Akoma pa u formuar parlamenti i ri, LSI është hedhur në lëvizje.

Vetëm një ditë pasi Eduard Shalsi, deputeti i PS-së, akuzoi drejtorët e LSI-së se iu merrnin para peshkatarëve të Pogradecit për t’iu lëshuar licencat, ka reaguar një nga deputetët e rinj të LSI-së.

Endrit Braimllari me anë të një statusi në Facebook ka shpërthyer në akuza ndaj Shalsit, duke rikujtuar se ishte ai që solli ligjin e plehrave.

Braimllari i quan mashtrime deklaratat e Shalsit dhe thotë se do të mbulojë aromën e plehrave që do të sjellë në Shqipëri.

STATUSI I BRAIMLLARIT

Shalsi, ky kryefirmëtar i ligjit të plehrave, i kthimit të Shqipërisë në gropë mbetjesh të rrezikshme, nuk mund të mashtrojë më askënd sepse aroma e plehrave që ai do të sjellë në Shqipëri është aq e rëndë sa nuk ka erë tjetër që mund të mbulojë, qoftë edhe e parfumosur me aromat mavi të rilindjes!

Shalsi kutërbon si plehrat se vetëm për plehrat mendon, punon, jeton dhe rruan para…

STATUSI I SHALSIT

DËGJESË ME PESHKATARËT E POGRADECIT

Dëgjojini rrëfimet e peshkatarëve të Pogradecit, mbi atë se si peshkimin dhe specialistë të fushës i komandonin partiçkat me njerëz jo profesionistë.

Për mënyrën se si peshkatarëve me 20 vite eksperiencë, u kërkohen nga partiçkat, vota në këmbim të licencës.

Inspektorë partiçkash, që ia kanë bërë të pamundur aktivitetin peshkatarëve, duke i kërkuar vota në këmbim të licencave.
Inspektorë pa asnjë lidhje me peshkimin, në vend që në krye të punëve të ishin inxhinierët e peshkimit. /albeu.com/


Shtuar më 09/07/2017, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori