Deputeti i LSI-së prezanton nismën për statusin e minatorit
Pëlqej
Deputeti i LSI-se, Përparim Spahiu ka prezantuar nismen e tij dhe të grupit te deputetëve të LSI për statusin e minatorit.

Spahiu ka theksuar se nisma per projektligjin eshte per "një trajtim dinjitoz për rreth 21,000 minatorë në gjithë vendin, që kontribuan më shumë se kushdo tjetër në ekonominë kombëtare të 70 viteve të fundit.

Industria e nxjerrjes së mineraleve, ishte dhe mbetet ende zemra e industrisë shqiptare dhe kontribuese kryesore në të ardhurat kombëtare në vite".

Sipas tij, ky projektligj është një zbutje e pabarazisë sociale ndërmjet shqiptarësh që kanë kontribuar në ekonominë e vendit.

Spahiu ka thene se projekti bën fjalë për punonjës të nëntokës që çdo ditë të jetës së tyre, janë ndarë me familjarët e tyre si për ditën e fundit të jetës. Disa për fat të keq nuk u kthyen dot.

“Këta punonjës janë kontribues themelor në ekonominë tonë, ndërkohë që zyrtarë e aparatçinj, kontributi i të cilëve ishte modest ( për të mos thënë s’kishin fare kontribute) shteti i trajtoi dhe i trajton shumë më mirë”- tha ai.

Me tej, Spahiu nenvizoi se projekti synon ta shuaje këtë pabarazi. “Nuk kërkohet ti hiqen përfitimet të tjerëve, por tu jepen edhe punonjësve të nëntokës të paktën sa të tjerët. Pra, vendosjen në pozita të barabarta. Ky ligj, nuk është gjë tjetër veçse mirënjohje për kontributin e këtij profesioni të vështirë. Shoqëria shqiptare duhet ti jetë mirënjohëse minatorëve që për vite e dekada mbajtën “gjallë” ekonominë tonë”.

Ai kujtoi se nisma është depozituar në muajin Mars, por për fat të keq u bllokua dhe nuk u mor ne shqyrtim në legjislaturën e mëparshme.

“Është punuar me specialist, ekspertë, grupe interesi, minatorë, familjet e tyre dhe është drafti qe kemi për diskutim duke filluar nga dita e nesërme në komisionet përkatëse.

Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë për çdo përmirësim të arsyeshëm që do të lindte nga diskutimi në Kuvend si dhe pas opinionit që qeveria do të jepte për efektet financiare”- tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2017, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori