Deputeti i Kosovës flet për herë të parë pas martesës me ministren e Shqipërisë (FOTO LAJM)

Pak kohë pasi që u bë e ditur se Dardan Molliqaj është martuar me ministren e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinin, deputeti i PSD-së, ka reaguar edhe njëherë kësaj radhe përmes Instagramit.

Molliqaj derisa ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ka shkruar “Sot kurorëzuam dashurinë tonë.”

Në anën tjetër, edhe partnerja e tij, ministrja Besa Shahini ka publikuar një fotografi në Facebook.

Besa shihet duke nënshkruar kurorëzimin me deputetin e Lëvizjes Socialdemokrate.

Për këtë lidhje është përfolur që një kohë, ndërsa pas kurorëzimit është paralajmëruar edhe ceremonia martesore në Tiranë.
Shtuar më 03/04/2019, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori