Përmbyset automjeti në aksin Librazhd-Elbasan, tre të plagosur (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Librazhd-Elbasan, ku si pasojë janë plagosur 3 persona.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot-Fushë, ku automjeti ka dalë nga rruga dhee është përmbysur.

Personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton mbi shkaqet e aksidentit.


Shtuar 12.05.2020 11:09