Deputeti gjerman që mbrohet nga Basha godet hapjen e negociatave me Shqipërinë
Disa ditë më parë Lulzim Basha do të akuzonte kryeministrin për përdorim të shëmtuar të medias pranë tij me qëllim për të goditur zyrtarin e lartë të parlamentit gjerman Guinther Krichbaum, një fakt që vetë Rama e kundërshtoi përmes një reagimi të gjatë në rrjetin social.

Por, këtë të hënë ka reaguar Krichbaum, i cili ka folur gjerësisht në median gjermane për situatën në Shqipëri, e veçanërisht negociatat mes vendit e BE-së. Vetë Krichbaum, pjesë e partisë së Merkel dhe kryetar i komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag, është shprehur se Shqipëria nuk është ende gati për çeljen e negociatave me Evropën.

Në gazetën ‘Tagesspiegel’ Krichbaum thekson se korrupsioni dhe niveli i lartë i krimit janë një problem serioz në Shqipëri dhe se hapja e negociatave është një hap jo i duhur.

" Pas rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Krichbaum u shpreh se ‘Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare.

Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.”-shkruhet ne gazetën gjermane Tagesspiegel.

Nëse miku i Lulzim Bashës bëhet shkak që Shqipëria të mos hapë negociatat me Bashkimin Evropian atëherë populli shqiptar nuk ka për ta falur kurrë Partinë Demokratike. Në Shqipëri ka shumë probleme të brendshme që Luli mund të luftojë për to prandaj të mos merret duke mbështetur njerëz në BE që ta luftojnë Shqipërinë./albeu.com/


Shtuar më 23/04/2018, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori