Ylli i Kosovës shkëlqen, shënon het-trick

Ylli kosovar i FC Zurichut, Benjamin Kololli, ka shkëlqyer në fitoren 4:3 në ndeshjen miqësore kundër Hallescher, duke shënuar het-trik.

Klubi elitar zviceran Zurich e mposhti me rezultat 4:3 klubin e nivelit të tretë të futbollit në Gjermani, Hallescher, në një ndeshje miqësore që u zhvillua në një fushë të hotelit Mircale Resort, në Antali të Turqisë, transmeton Gazeta Express.

Kjo ndeshje miqësore filloi sot në orën 9:00 dhe në mesin e titullarëve për gjigantin zviceran ishte edhe ylli i ekipit kombëtar të Zvicrës, Benjamin Kololli.

Kololli e zhbllokoi rezultatin qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, kur e shënoi golin e tij të parë, ndërsa pas 13 minutave e shënoi edhe golin e dytë. Het-trikun arriti ta kompletojë në minutën e 74-të, duke ia siguruar Zurichut fitoren në këtë ndeshje.

Zurichu do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore këtë fundjavë, kundër Altach, ndërsa më 25 janar do ta rifillojë kampionatin zviceran me ndeshjen kundër Luzernit.

Gjatë sezonit 2019/20, Kololli deri më tani i ka bërë 12 paraqitje në ndeshje me karakter garues, ndërsa në mars Kosova llogarit në të për të qenë në formë për ndeshjen vendimtare kundër Maqedonisë Veriore dhe potencialisht finalen kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.


Shtuar 14.01.2020 12:14