Gabimet që bëjmë kur aplikojmë kremin kundër diellit

Ditët e nxehta dhe dielli përvëlues i verës, që po afron, nuk e toleron mungesën e kremit me faktor mbrojtës në lëkurën tuaj. Po e marrim të mirëqenë që të gjithë përdorim krem kundër diellit, por nuk është për t’u habitur nëse lexoni se e aplikojmë gabim. Kjo gjë ul ndjeshëm efektivitetin e faktorit mbrojtës duke riskuar lëkurën tuaj njësoj sikur të mos ishit lyer me krem.

Më poshtë do të lexoni 10 gabimet më të zakonshme që pothuasje të gjithë bëjmë kur aplikojmë kremin mbrojtës.

1.Lyheni me krem në momentin që ekspozoheni në diell, ndërkohe që duhet ta aplikoni kremin mbrojtës 30 minuta përpara.

2.Aplikoni kremin kur jeni të veshur me rroba e për pasojë nuk e aplikoni kremin në të gjithë trupin, gjë që duhet

3. Harroni të mbroni buzët tuaja me një zbutës me faktor mbrojtës

4.Duhet të përdorni kremra të cilët janë rezistentë ndaj ujit

5.Lyeni fytyrën me kremin e trupit, ndërkohë që formula e kremit të fytyrës ndryshon nga kremi i trupit

6.Nuk aplikonin sasinë e duhur.

7.Mendoni se në hije jeni të mbrojtur

8.Mos zgjidhni kremin me faktorin mbrojtës më të ulët. Kremi i fytyres duhet te jete 30 SPF e lartë.

9.Mendoni se po u lyet një herë në mëngjes mjafton për gjithë ditë. Kremin duhet ta aplikoni çdo 3 orë

10.E fundit, por më e rëndësishmja kremi kundër diellit nuk i përket vetëm sezonit të verës, por duhet përdorur çdo ditë të vitit.


Shtuar 5.05.2023 15:28