Deputetet shkrihen së qeshuri kur deputeti i ri i PD-së nis të flasë (VIDEO)
Pëlqej
Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë u mbush për herë të dytë pas zgjedhjeve të 25 qershorit ku kulmoi sot në orën 07:00 të mëngjesit ku u miratua edhe qeveria e re e Ramës.

Gjatë seancës se djeshme, Agron Shehaj, deputeti i PD ka shkrirë gazi deputetëtsallën e parlamentit për një arsye gati qesharake, moment që mund t'a ndiqni në minutën e 8 e 20 sekonda në videon më sipër.

Shehaj është larguar që në moshë të vogël nga Shqipëria për të emigruar në Itali dhe tashmë është i njohur në vendin tonë pasi hapi bizneset e Call-Center.

Shehaj nisi dje fjalën e tij në Parlament, por deputet nuk mbanin dot të qeshurën gjatë kohës që ai fliste.

Ndërkohë që ka pyetur sallën pse qeshnin, ai ka vazhduar fjalimin e tij. Mbase ka qenë theksi i tij i çuditshëm ose toni i zërit që i bëri deputetët të mbanin barkun me dorë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori