Kuvendi i Shqipërisë kthehet këtë të
enjte në punë pas një muaji shkëputje për shkak të
situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.
Seanca e kësaj të
enjte do të zhvillohet nën rregulla strikte për t’u mbrojtur teksa
deputetët do të pajisen me maska dhe doreza, në distancë 1.5 m largësi teksa vetëm 35 parlamentarë do të jenë të ulur në vendet që u takon kurse të tjerët do të jenë të shpërndarë.
Në këtë seancë
plenare që pritet që zgjasë 2 orë do të votohen 22 nisma ligjore duke filluar nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative që janë nënshkruar nga ministrja e Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset.
Gjithashtu pritet që në këtë seance
plenare të diskutohen edhe nisma ligjore jashtë
situatës së COVID-19 siç janë dy dekretet e Metës për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti- Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.
Po ashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar në mes marsi.
Shtuar më 16/04/2020,
ora 08:47