Deputetët presion Bashës, të bojkotohet Parlamentin
Pëlqej
Grupi parlamentar i PD-së po diskuton nëse do të duhet të bojkotojë Parlamentin pas ngjarjeve të fundit lidhur me Fatmir Xhafën.

Pjesa më e madhe e deputetëve janë shprehur pro bojkotit, pasi sipas tyre u ka mbetur e vetmja rrugë.

“Hapi i vetëm që na mbetet është bojkoti. Ne duhet të shkëputemi nga ky Parlament. Ramës ia dhamë kohën e duhur për Xhafën”, mësohet të ketë thënë Flamur Noka.

Edhe deputeti tjetër demokrat Bardh Spahija, është shprehur pro bojkotit, si hapi i fundit që i ka ngelur opozitës. “Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën.

Ka ardhur koha që të marrim seriozisht në konsideratë opsionin e bojkotit të Parlamentit”, tha ai.
Shtuar më 28/05/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori