Deputetët nën kontroll, Garda në krye të detyrës
Pas paralajmërimeve të opozitës për bllokim të Kuvendit, për të kundërshtuar rikthimin e Armando Prengës, Garda e Republikës po kontrollon me imtësi deputetët.

Mësohet se ndaj deputetëve po ushtrohen kontrolle të rrepta, përfshirë çantat dhe palltot e tyre.

Kreu i PD, Basha, ka bërë tre kërkesa që mazhoranca të votojë aktet ligjore të Dekriminalizimit këtë të enjte dhe të heqë mandatin për Kokëdhimën, Leskajn dhe Rakip Sulin, në të kundërt, ka paralajmëruar opozita, do të bllokojë Kuvendin. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2016, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori