Deputetet me te dobishem ne shtepi se ne Parlament
Albeu.com
Rreth një milion euro mjete buxhetore do të kursehen gjatë muajit gusht, muaj gjatë të cilit do nuk do të funksionojë Parlamenti, sepse deputetët do të shkojnë në pushim.
Gjatë këtij muaji nuk do të ketë seanca parlamentare, përveç në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme. Gjatë këtij muaji nuk do të paguhen as mëditje, as harxhime për rrugë, e as harxhime tjera të cilat u paguhen deputetëve kur janë aktivë. Për këtë arsye parashtrohet pyetja nëse deputetët janë më të dobishëm kur pushojnë, ose kur punojnë? për analistët nuk ka dyshim- - meqë ligjet vijë nga Qeveria dhe deputetët vetëm sa ngrenë dorën për të thënë “po” ose “jo” do të ishte më mirë që deputetët të rrinin në shtëpi, pasi puna e tyre është banalizuar.
“Deputetët e Maqedonisë janë më të dobishëm kur nuk punojnë asgjë, sesa kur shkojnë në parlament. Në të vërtetë këtij parlamenti i duhen aq deputetë sa ka parti, pasi ato nuk kanë kokën e vet, por bëjnë atë që u thotë nëna parti”, thotë analisti Kim Mehmeti, duke shtuar se për Parlamentin e Maqedonisë do të ishte më mirë të mos zgjidheshin 120 deputetë, por vetëm 10, aq sa janë partitë kryesore dhe në këtë mënyrë do të kurseheshin shumë para.
Në të njëjtën vijë mendojnë edhe disa qytetarët të anketuar nga “Lajm”.
“Deputetët vetëm marrin rroga dhe ryshfet, kurrfarë efekti nuk ka prej punës së tyre”, thotë Lirim Avdiu nga Shkupi.
“Ata janë vetëm ngarkesë për buxhetin dhe për qytetarët. Si janë si nuk janë, nuk punojnë asgjë”, vlerëson Hasije Shukriu, poashtu nga Shkupi.
Në parlamentin e Maqedonisë nuk ka të dhëna se sa janë shpenzimet mujore të këtij institucioni, por sipas një analize të bërë pak vjet më parë, për një seancë plenare Parlamenti shpenzonte 20 mijë euro vetëm për rrymë dhe letër. Zëdhënësi i Parlamentit Todor Pendarov, thotë se Parlamenti i Maqedonisë është Parlamenti që bën më pak shpenzime. “Parlamenti ynë bën shpenzimet më të pakta jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon. Punën e deputetëve mos e shihni vetëm nëpër séance plenare, por edhe në Komisionet parlamentare”, tha ai duke shtuar se deputetët punën kryesore e bëjnë nëpër komisione, jo në seancë.
Sipas Ligjit, Qeveri i paguan deputetëve 30 për qind të çmimit të benzinës për çdo kilometër rrugë. Rroga e deputetëve është 58 mijë denarë, ose 950 euro, ndërsa ata mund të mos shkojnë në punë sa herë që të dëshirojnë. (lajm)
Shtuar më 22/07/2010, ora 13:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori