Deputetët kundër Bashës për bojkotin e Parlamentit
Pëlqej
Figurat kryesore të Partisë Demokratike kanë kundërshtuar dje vendimin e pakonsultuar të kryetarit të PD Lulëzim Basha për të bojkotuar sërisht parlamentin. I pari që ka kërkuar që ti jepet fund bojkotit në Kuvend ka qenë deputeti i Bulqizës, Roland Keta. Zoti Keta ka kërkuar që opozita të jetë në Parlament, pasi sipas tij, kjo formë opozite sjell vetëm humbje.

Ndësa ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në debatin me Lulëzim Bashën lidhur me mënyrën se si po udhëhiqet Partia Demokratike.

“Ne nuk kemi lidership, se nuk përfaqësojmë zgjedhësit.” është shprehur Topalli duke shmangur debatin mbi bojkotin në mënyrë direkte, por e përqëndroi kritkën mbi Bashën tek idetë e tij sipërfaqësore për të bërë opozitë.

Po ashtu e ashpër ka qenë në debatin e saj Mesila Doda. Ajo theksoi se pavarësisht arsyeve që po gjenden për të qëndruar jashtë parlamentit për shkak të “dhunës” së shumicës, opozitën e fort në Kuvend po e bëjnë gratë dhe jo burrat.
Shtuar më 02/09/2014, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori