Deputetët e PS-së irritohen me ministrat: S’po na hapin as telefonin
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pak ditë më parë një mbledhje ballafaqimi mes deputetëve të Qarkut të Tiranës dhe ministrave pasi deputetët ishin ankuar se ministrant nuk u hapin telefonin dhe nuk u zgjidhin asnjë hall.

“Nga njëra anë ne deputetët nuk kemi akses te ministrat dhe drejtorët për të rekomanduar njerëz të aftë me kontribute, nga ana tjetër njerëzve u thuhet se janë deputetët tuaj që nuk ju kanë zgjidhur hall.Kjo po dëmton shumë Partinë Socialiste të Tiranës, gjë që do të reflektohet shumë shpejt në zgjedhjet e ardhshme”, mësohet të ketë thënë Xhafa.

Sipas gazetës Panorama, ky i fundit ka pasur kritika veçanërisht për Saimir Tahirin, për të cilin tha se hallexhinjtë ia lë sekretares t’i presë. Ndërsa Xhemal Qefalia ka thënë se po trajtohen më keq se deputetët e opozitës.

Nderkohë Sadri Abazi ka vijuar të shprehë pakënaqësi ndaj ministrit Shkëlqim Cani. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori