Deputetet e PS-se braktisin Komisionin e Ligjeve
Albeu.com
Deputetët e PS-së braktisin Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet nen për nen propozimi për ngritjen e komisionit hetimor të kërkuar nga Partia Socialiste. Deputetët u larguan pasi PD-ja kërkoi rrëzimin e nenit 4 të ...... projekligjit "Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit". Partia Demokratike paraqiti tre amendamente për komisionin hetimor.

Pas largimit, deputeti socialist Fatmir Xhafaj deklaroi se amendamentet e PD-së rrëzojnë kërkesën e PS-së dhe diskutimi i mëtjeshëm do ishte i pakuptimtë. Ai tha se do vendosë grupi nëse PS do hyjë në seancë në 18 mars.

Sot Komisioni i Ligjeve duhet të mbyllë diskutimin nen për nen pasi ditën e enjte me datë 18 mars kuvendi të diskutojë dy nismat e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër faktori ndërkombëtar ka bërë apel për të gjetur një zgjidhje brenda kësaj date.
Shtuar më 16/03/2010, ora 16:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori