Gjatë dëshmisë në Gjykatën e Lartë, deputetët socialistë Armando
Prenga dhe
Parid Cara, thane se nuk kanë parë që ndaj deputetit të PD, Strazimiri, të jetë ushtruar dhunë nga ana e deputetëve në akuzë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka.
Deputeti Prenga është shprehur se nuk e ka parë Pjerin Ndreun ta godasë Strazimirin.
"
Deputeti i PD mbajti një fjalim denigrues në Kuvend, me fjalimet e tij ai acaron jo vetëm deputetët, por edhe dëgjuesit", tha
Prenga. Ndërkaq,
Parid Cara ka thënë se nuk e ka parë momentin e dhunës ndaj Strazimirit.
"Kam parë se ka pasur konflikt verbal mes tyre në korridor. Dëgjova që Strazimiri i tha Ndreut kriminel, por nuk pashë goditje", është rrëfyer më tej
Cara.
Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues ka vendosur që të administrojë si provë videon e dhunës në ambientet e Kuvendit, duke rrëzuar kërkesën e avokatit të Ndreut, për ta konsideruar atë si të paligjshme. Në datën 16 mars është thirrur për të dëshmuar deputetja e PS, Olta Xhaçka. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2015,
ora 12:28