Në këto momente,
kryeprokurorja Arta Marku po raporton tek
Komisioni Parlamentar i Ligjeve për analizën vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme.
"Zoti kryetar a mund të vazhdoj", i tha
Marku Manjës pasi
deputetët e opozitës kanë shkaktuar zhurmë në sallë.
Në raportimin e saj
Marku tha se drejtësia penale ka pësuar një reformim të thellë.
"Aktualisht e them me bindje të plotë se ka një ndryshim cilësor", u shpreh ndër të tjera
kryeprokurorja.
Paloka: Me çfarë tagri e keni thirrur zonjën, sapo përmendët titullin Prokuror i Përgjithshëk. Është një titull që nuk e ka zonja me gjithë dëshirën tuaj të madhe.
Në institucionin e parlamentit, në komisionin e ligjeve thirren institucionet kushtetuese. Zonja nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën.
Është zgjedhur në parlament me 69 vota, më pak edhe sesa Damian Gjiknuri.
Prokurori i Pëgjithshëm zgjidhet me 84 vota dhe ai është institucion kushtetues dhe ka një arsye pse zgjidhet me 84 vota. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2018,
ora 14:05