Deputetët e partisë Demokracia e Re kthehen në Kuvend
Albeu.com
Në seancën e sotme Imer Selmani së bashku me dy deputetë të tjerë Sulejman Rushiti dhe Abedin Zymberi njoftuan kryeparlamentarin Veljnaovski dhe opinionin e gjerë se nga dita e sotme do të veprojnë si deputet të pavarur.Por ata thanë se do të mbrojnë programin e partisë Demokracia e Re.
"Unë njoftoj opinionin më gjerë dhe qytetarët se nga ky moment, veprimi im politik në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë do të jetë si deputet i pavarur, do të jetë konform politikës së Demokracisë së Re dhe do të jetë konform nevojave dhe politikës që ka të bëj me interesin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe interesin e qytetarëve", u shpreh deputeti i Demokracisë së Re Imer Selmani.
Ndërkohë paraprakisht shumica parlamentare hodhi poshtë propozimin e LSDM-së që rendi i ditës të plotësohet me projekt-Ligjin për energjetikë, me të cilin do të ulej varfëria në Maqedoni.
"Ne kërkojmë që të miratohet ligj përmes të cilit më të varfërve në shtet do t’u sigurohet energji elektrike, shpenzime të cilat do të paguhen nga ana e shtetit. Nuk ekziston Ligj për energjetikë i cili parasheh liberalizim të tregut të energjisë elektrike duke mos u mbrojtur shtresat më të rrezikuara sociale në shtet", theksoi deputeti i LSDM-së Jani Makraduli.
Në rend dite të kësaj seance është edhe projekt-ligji për pjesëtarët e forcave mbrojtëse të Republikës së Maqedonisë që pësuan gjatë konfliktit të viti 2001. Rreth këtij projekt-ligji komisionet parlamentare nuk kanë debatuar me pretekst se nuk kanë marrë mendim nga Qeveria.
Bedri Rexhallari, alsat
Shtuar më 17/09/2008, ora 00:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori